ECMI KOSOVA shënon javën e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës

ECMI KOSOVA shënon javën e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës

Më 1 Mars, 2019 Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë, (ECMI Kosovo) filloi zbatimin e projektit tetëmbëdhjetë (18) mujorë “Veprimet ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues“ të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit riprodhues të grave në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë në Kosovë me theks të veçantë duke i targetur gratë nga grupet e cënueshme dhe të margjinalizuara. Në mënyrë të veçantë, ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të shëndetit riprodhues dhe ndërgjegjësimin e popullatës për mbrojtjen e shëndetit riprodhues.

Për shënimin e javës kundër kancerit të qafës së mitrës ECMI Kosova në kuadër të projektit CARES është duke organizuar një sërë aktivitetesh. Më shumë rreth aktiviteteve mund të lexoni këtu.

List of videos